Mbyllet për qarkullim rruga te “kafet e vogla”, në Prishtinë

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 10:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një pjesë e rrugës “Fehmi Agani”, më saktësisht rruga te “kafet e vogla” në Prishtinë, sot do të jetë e bllokuar për qarkullim, raporton Ekonomia Online.

Aty sonte pritet të mbahet evenimenti “Street Party Prishtina”.

Eventi fillon në orën 13:00 dhe do të zgjasë deri në orën 23:00, teksa do të vazhdojë edhe më pas me një “After Party”.

Në pjesë të ndryshme të kësaj rruge janë parë të vendosura edhe tavolinat e birrarive.

Gypsy Groove, Jazzkova, D Master, Beat Movement nga Italia janë disa nga artistët që do të jenë pjesë e eventit, teksa artisti kryesorë i natës është Antigone nga Franca.

Të ngjashme