Mehaj: Nderim dhe kujtim i përjetshëm për jetën, veprat dhe luftën e Gjeneral Zahir Pajazitit

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Minisitri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar familjen e ish Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, si dhe ka bërë homazhe pranë varrit të tij në kompleksin memorial.

“Komandanti i Lavdishëm i UÇK-së, Gjenerali Madhështor, Zahir Pajaziti, është dhe do të jetë gjithmonë, njëri ndër personalitetet më të rralla dhe më të shquara të historisë së luftërave çlirimtare të kombit tonë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ministri tregoi se për personalitetin ushtarit të UÇK-së ka mësuar shumë edhe nga babai i tij, i cili ishte shok më Pajazitin në Akademinë e Policisë.

“E freskët dhe e papërsëritshme mbetet gjithmonë kryengritja dhe rënia heroike e tij dhe bashkëluftëtarëve, që u bënë të pavdekshëm në mendjet dhe zemrat e gjithë kombit”.

“Lavdi e përjetshme për Zahirin, Hakifin dhe Edmondin, si dhe të gjithë të rënët për Lirinë e Kombit dhe Atdheut”, shtoi Mehaj.

Të ngjashme