“Mehmet Akif” përshëndet seancën e kuvendit për rastin e deportimit të turqve

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 12:52 | Nga

Përmes një komunikate për media stafi i “Mehmet Akif” dhe familjarët e gjashtë shtetasve turq, të cilët u deportuan nga Kosova javën që shkoi, kanë përshëndetur mbajtjen e seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ku do te diskutohet për këtë rast.

“Mbajtja e seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës mbi zbardhjen e rrëmbimit të mësimdhënësve tanë është sadopak ngushëlluese dhe një shenjë e mirë që të vihet drejtësia në vend dhe të parandalohen ngjarje të tilla” thuhet në deklaratën e këtij institucioni.

Institucionet Arsimore “Gulistan” kanë shprehur gatishmerine per bashkëpunim përderisa i kanë quajtur “lajme të rreme” informacionet e shfaqura nëpër media për financime të paligjshme të personave të arrestuar.

Ky institucion dhe familjarët e të dëbuarve kanë deklaruar se do te ankohen lidhur me publikimin e këtyre informacioneve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme