Ministri Mehaj priti në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e takimeve zyrtare me përfaqësuesit diplomatik në vend, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim, ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi. Me këtë rast, Ambasadorja Jusufi e uroi ministrin Mehaj për detyrën duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Nga ana e tij, Ministri Mehaj, vlerësoi nivelin e bashkëpunimit të deritashëm duke shprehur interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit si dy vende fqinj për çështjet me interes të përbashkët në fushën e mbrojtjes.

Të ngjashme