Ministri Peci priti në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci ka pritur në takim përfaqësues të Odës së Afaristëve të Kosovës me të cilët u diskutuan çështje të cilat prekin zhvillimin e përgjithshëm të sektorit privat.

Në këtë aspekt u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes sektorit publik dhe atij privat në hartimin dhe koordinimin e strategjive dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta sektoriale, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri Peci u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe fuqizim të këtij sektori i cili lidhet ngushtë me dikasterin që ai udhëheq

Të ngjashme