Ministrja e Drejtësisë priti sot në takim Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Esat Shalën

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Esat Shalën, të cilët për vite me radhë janë angazhuar vullnetarisht në dokumentim të krimeve të luftës.

Ministrja i falënderoi për kontributin e dhënë dhe angazhimin tejet të vlefshëm në këtë drejtim, duke iu premtuar njëkohësisht që Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me ta si dhe shprehu gatishmërinë që të përfshihen në Grupin Punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera në Kosovë.

Të ngjashme