“Miqtë e Amerikës” i dhuruan flamurin e ShBA-së, Kaqusha Jasharit

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, i ka dhuruar flamurin e ShBA-së, veprimtares dhe politikanes Kaqusha Jashari.

Kryetari i shoqatës, Agim Rexhepi tha “Për përkrahjen e vazhdueshme morale të aktiviteteve tona pak më parë ia dhurova flamurin veprimtares znj. Kaqusha Jashari”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Me moton AMERIKA E PARA, sot e vazhduam aktivitetin – dhurimi i një sasie të simbolit kryesor amerikan – flamuri miqve, personaliteteve e përkrahësve moral të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”.

Për përkrahjen e vazhdueshme morale të aktiviteteve tona pak më parë ia dhurova flamurin veprimtares znj. Kaqusha Jashari.

Me znj. Jashari gjatë takimit biseduam për shumë tema me karakter shtetëror e nacional.

Aktiviteti do të zgjasë deri pas inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA Joe Biden (20 janar 2021).

Në fund të takimit znj. Kaqusha Jashari ma dhuroi një pikturë të punuar nga ajo dhe librin e sajë të botuar kohë më parë me titull “Do ta vendosim Kufirin”

Të ngjashme