MKRS-ja dhe Instituti Albanologjik me memorandum për promovimin e trashëgimisë kulturore

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 10:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit dhe Instituti Albanologjik kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, qëllimi i të cilit është promovimi i trashëgimisë kulturore, raporton Ekonomia Online.

Ministrja  Vlora Dumoshi, në këtë ceremoni tha se pjesa e trashëgimisë kulturore është ndër prioritet e ministrisë. Ajo tha se ky bashkëpunim ka për qëllim promovimin e trashëgimisë dhe edukimin e të rinjve.

“Për mu gjithmonë ka qenë Instituti shumë i rëndësishëm. sepse në faza të ndryshme ka bërë punë të shkëlqyer dhe ka nxjerrë shumë emra në gjuhë, letërsi. Tash po e shënojmë trashëgiminë kulturore. Objektiva kryesore është pjesa e trashëgimisë që në programin e qeverisë i kemi dhënë hapsirë të madhe, qe të kemi brenda pjesën akademike.

“Bashkëpunimi kryesor do të jetë duke shfrytëzuar gjithë punën dhe ta promovojmë trashëgiminë dhe ti edukojmë të rinjtë tanë që nesër të jemi pjesë e UNESKO-s”, u shpreh Dumoshi.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi theksoi se ky memorandum do të jetë i rëndësishëm për punën e institutit.

“Natyrisht e kemi pritur këtë ofertë që të bëjmë një marrëveshje bashkëpunimi. Në fakt ky memorandum do të jetë i rëndësishëm për punën tonë si institut ,sepse po bashkërendohen veprimtaritë qeverisëse. Bashkë mund të bëjmë punë të mëdha dhe na presin shumë projekte të tjera”, tha ai.

Ai tha se janë dy projektet më madhore dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha aktivitet tuaja dhe presim ndihëm tuaj për projektet që instituti i bënë s ai përket trashëgimisë kulturore.

Matoshi shtoi se kanë një staf rreth 20 studiues që merren me trashëgimi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme