Mot me diell e rrebeshe shiu edhe sot në Kosovë

Prishtinë | 13 Qer 2021 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se ditëve të fundjavës mbetet tutje mot jostabil, ku orëve të pasdites priten rrebeshe shiu por edhe bubullima.

Kurse, sipas Prishtina Weather, nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vranësira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi.

“Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët. Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë. Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielën e të hënën në vlera mesatare”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme