Moti sot i nxehtë dhe me pak vranësira, temperatura deri në 30 gradë Celsius

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të mbajë mot i nxehtë dhe me pak vranësira.

E diela parashihet me intervale të gjata me diell dhe temperatura që parashihen të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 dhe 30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi një deri në shtatë metër për sekond.

Të ngjashme