Moti sot në Kosovë i vranët e me reshje shiu

Prishtinë | 04 Shk 2018 | 09:58 | Nga

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut, kurse në viset malore reshje shiu të përziera me borë.

Sipas një njoftimi të IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

“Shtypja atmosferike do të vazhdojë të bie nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme