MSh: Mbi 700 të vaksinuar nga stafi shëndetësor vetëm të shtunën

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 22:13 | Nga Ekonomia Online

Mbi 700 profesionistë shëndetësorë dhe nëpunës të institucionet shëndetësore publike janë vaksinuar sot me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19.

Fushata për vaksinimin e profesionistëve shëndetësorë do të vazhdojë me intensitet më të shtuar edhe gjatë ditëve në vijim, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ekipet e shëndetësore të vaksinimit nga komuna të ndryshme të Kosovës po kryejnë punë të mrekullueshme dhe me profesionalizëm, ndërsa ata po mbështeten nga Komiteti për vaksinim kundër COVID-19, ekipi menaxhues i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, UNICEF-i dhe vullnetarët e palodhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme