Ndahen 43 mijë euro për ndërtimin e një ferme të pulave në Burgun e Dubravës

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës po planifikon të ndërtojë një fermë me pula në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Për ndërtimin e saj tashmë janë ndarë rreth 43 mijë euro, raporton Express.

Kështu thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar nga SHKK’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Në njoftimin  e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender ishin pranuar ofertat e dy kompanive, derisa fituese e tenderit është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë LURN SH.P.K.; Çeta -General Invest Group.

Kontrata është dhënë dje, derisa nënshkrimi i saj pritet të bëhet sot.

Të ngjashme