Në listat zgjedhore ende prezent emrat e të vdekurve, numri i votuesve në “Meto Bajraktar”, rekord

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Emrat e të vdekurve po vazhdojnë të figurojnë në listat  zgjedhore në Prishtinë.

Kryesuesi i vendvotimit në shkollën “Meto Bajraktari”, në krye Visar Pallaci gjatë një prononcimi për Ekonomia Online ka thënë se kanë hasur në emra të të vdekurve në lista zgjedhore.

“Po unë kam has në shumë raste që qytetarët i kanë parë në listë anëtarët e familjes së tyre të vdekur , dhe unë kam qenë aty prezent që në listë i kam parë njerëzit e vdekur, por ata kanë thanë që i kemi heq, por ende aty gjenden. Atë i kanë publikuar se që nga viti 2017 i kanë heq të gjithë të vdekurit nga lista e votuesve , por edhe në vitin 2019 këto janë ende  prezent.

Sipas tij që nga paslufta ky është numri më i madh i votuesve që kanë dalë në zgjedhje dhe janë rreth 20%.

“Për momentin kemi afër 20% të votuesve , dhe 25 të rinj kanë votuar për herë të parë në shkollën ‘Meto Bajraktari’. Për momentin gjithçka po shkon në rregull dhe në asnjë moment nuk ka vërejtje e as keqpërdorim. Sa po e vërejë unë vetëm në 2001 ka pas shumë votues , por edhe në zgjedhjet e 2019 tubimi është shumë i madh i votuesve”, tha ai.

Por qytetarët e intervistuar nga EkonomiaOnline, pas procesit të votimit, po shprehen të kënaqur me atë se çfarë panë brenda.

Qytetari Fatmir Zhubi, tha se gjatë votimit nuk ka hasur në ndonjë parregullsi.

“Nuk ka pas asnjë parregullsi çdo gjë ka qenë në rregull dhe të shohim për më vonë. Unë mendoj që këto zgjedhje kanë me stabilizua vendin, e sidomos për atë parti që kam votuar jam shumë i bindur që ka me qenë shumë ma mirë. Sa i përket familjarëve të vdekur nuk e kam pa asnjë person në listë”, tha ai

Edhe qytetari Bajram Maloku, tha se procesi i votimi ka deri tash ka qenë në rregull, por ai nga këto zgjedhje pret shumë ndryshime sepse me këtë metodë nuk shkohet përpara.

“Sa vërejta unë procesi i votimit ka shkua në rregull në krahasim me zgjedhjet e mëparshme dhe mu duk që kishte një pjesëmarrje më të madhe të votuesve. Po nga këto zgjedhje me shpresë po presim ndryshime se me këtë metodë të vjetër nuk shkohet më tutje, dhe këtyre politikanëve të vjetër më duket se ju kanë harxhuar idetë dhe kështu nuk shkohet përpara. Asnjë anëtar i familjes që është i vdekur nuk e kam pa në listë”, tha ai.

Deri në ora 11 numri votuesve që shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar ishte rreth 10 për qind.

Të ngjashme