Në Prishtinë organizohet aktiviteti që ka për qëllim promovimin e vullnetin pozitiv

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 12:36 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sfidimi për Europën e bashkuar dhe paqen në botë, ishte tema kryesore që Fatmir Muçolli, organizator i këtij aktivitetit në një intervistë për Ekonomia Online e theksoi.

Ai tha që qëllimi kryesor i daljes së sotme edhe pse pa mbështetje nga askush, por i vetëm me qëllimin e vetëm që të stimulojmë paqen dhe të bëjmë thirrje vazhdimisht që të jemi kundër Gjykatës speciale

“Ne të gjithë duhet të jemi kundër Gjykatës Speciale, dhe duhet të luftojmë bashkarisht për një Europë të bashkuar dhe paqe në botë” tha Muçolli

Ai mes tjerash përmendi faktin që do sfidoj veten dhe për ta zgjuar vullnetin pozitiv të qytetarëve këtu para parlamentit të qëndroj dhe të bej lutje publike

“Çdo ditë do mundohem t’u mësoj njerëzve që të jenë te bashkuar dhe të synojmë bashkërisht qëllimet tona si vend i bashkuar” tha mes tjerash Muçolli

Muçolli ka ardhur posaçërisht në Kosovë për këtë iniciativë dhe për shtatë ditë me radhë promovon vullnetin pozitiv.

Të ngjashme