Nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pandeminë u shqiptuan mbi 100 mijë tiketa për mosrespektim të masave

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës gjatë vitit 2020 në vazhdimësi u ka shqiptuar gjoba qytetarëve, të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bazuar në Ligjin për Pandeminë.

Sipas një njoftimi dërguar Telegrafit nga Zyra e informimit të Policisë së Kosovës, nga data 26.08.2020 deri më datën 27.12.2020 janë shiptuar 106.056 tiketa, në bazë të Ligjit për pandeminë për moszbatim të masave ndaj pandemisë COVID-19.

“Policia e Kosovës, të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka, përfshirë angazhimet policore në zbatim të ligjit NR. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, ku në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga data – 26.08.2020 deri më datën 27.12.2020 janë shiptuar 106.056 Fletëparaqitje (tiketa), në bazë të ligjit ndaj personave pa dallime për moszbatim të masave ndaj pandemisë COVID-19”, kanë thënë nga Zyra e informimit të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ky ligj ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme