Një i vdekur e 98 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, ka vdekur një person.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 98 raste të reja me koronavirus.

Numri total i rasteve pozitive është 16.345 raste nga 75.973 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 649 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 37 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.405 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.291.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 37 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Kamenicë, Klinë, Pejë, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme