Një qytetar i gatshëm t’ia dhurojë veshkën presidentit Thaçi

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar me emrin Besim Rexhepi,  e ka ofruar vullnetarisht veshkën e tij në rast se i nevojitet presidentit Hashim Thaçi.  Reagimi i tij ka ardhur pas raportimeve se presidenti ka pasur telashe shëndetësore, konkretisht gurë në veshkë, shkruan Ekonomia Online.

“Sot e dëgjova se presidenti ka shkuar ne QKUK per kontroll ne veshk si rezultat ka pasur gur po ne qof se veshken e ka te domtuar un vullnetarisht ja dedikoj kti njeriu qe e meriton tija jap pa fije dyshimi ke une ka rezerven kur te ket nevoj po dhasht zoti dota kalon pa fije problemi”, ka shkruar  Rexhepi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është liruar nga spitali.

Ai po trajtohej në Klinikën e Urologjisë për shkak të problemeve me veshkë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Presidenca, përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

“Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë. Presidenti i Republikës së Kosovës e falënderon gjithë personelin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës për kujdesin e treguar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme