Nuk i pëlqeu gjoba që i dhanë, prizrenasi sulmon policët

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga Prizreni ka sulmuar dy zyrtar policorë, pasi i njëjti nuk është pajtuar me gjobën që i kanë vënë.

Personi në fjalë është shoqëruar në stacionin policor, dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Njoftimi i Policisë:

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, në shenjë pakënaqësie lidhur me shqiptimin e një gjobe në trafik, ka sulmuar verbalisht dy zyrtar policor.

Nuk raportohet për lëndime.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme