OSBE: Të rishqyrtohen dispozitat në projektligjin për UÇK-në që cenojnë lirinë e shprehjes

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Misioni i OSBE-së vlerëson se Kosova ka kornizë të avancuar ligjore, në përputhje me standardet evropiane, e cila mbron lirinë e shprehjes dhe të drejtat dhe liritë e tjera

Ky mision vlerëson se ka dispozita në projektligjin për UÇK-në të cilat cenojnë lirinë e shprehjes, transmeton Klan Kosova.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që t’i rishqyrtojnë dispozitat e projektligjit për Mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së të cilat do të cenonin lirinë e shprehjes”, është thirrja e OSBE-së.

“OSBE-ja ka mbështetur lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes në Kosovë që nga viti 1999, në partneritet të ngushtë me institucionet dhe mediat në Kosovë. Në këtë kontekst, kërkojmë vëmendje të veçantë për nenin 5 të këtij projektligji, i cili do të cenonte lirinë e shprehjes dhe të drejtën e individëve për t’i shprehur bindjet e tyre personale dhe pikëpamjet politike. Ne ndajmë shqetësimet e shprehura nga Ambasada e SHBA-së, Zyra e BE-së dhe miqtë e tjerë të Kosovës, përfshirë ambasadën gjermane dhe atë zvicerane, të cilat e kanë ngritur zërin e tyre lidhur me këtë ligj”.

Të ngjashme