Pacolli krenohet me ndërtimin e Spitalit Pediatrik nga kompania e tij

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli është krenar me ndërtimin e spitalit të ri Pediatrik, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përcjell Ekonomia Online.

“Jam i lumtur ta prezantoj Spitalin e ri Pediatrik, në këtë kohë kur ai është shumë i nevojshëm, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimin e të cilit është duke e punuar kompania “Mabetex Medical”. Kjo kompani është angazhuar, më të madhe që ky projekt të jetë ndër projektet më të kompletuara e me funksionalitet të llojit të vet në Kosovë”, shkruan Pacolli në profilin e tij.

Tutje, ai tha se ka qenë personalisht i përfshirë në detaje, dhe është krenar që Prishtina tani ka një spital me standard të lartë, ku fëmijët do të marrin kujdesin më të mirë të mundur.



Fjalë Kryesore:

Të ngjashme