Pacolli: Urime Kosovë, na ka mbetur edhe sfida e fundit për vizat

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 10:30 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas votimit të Komitet të Parlamentit Europian për Liri Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme i cili ka miratuar raportin e Tanja Fajon për të proceduar tutje në procesin e heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

Pacolli përmes një reagimi në rrjetin social Facebook ka thënë se tashmë Kosovës i duhet edhe një sfidë e fundit deri te realizimi.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Pacollit:

Urime Kosovē !
Edhe një hap më afër;
Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Mbetet edhe sfida e fundit, do të i’a dalim!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme