Pacolli viziton Muzeun e Gjenocidit në Ruanda: Së shpejti Muze kundër Gjenocidit edhe në Prishtinë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka vizituar sot muzeun e gjenocidit në Kigali të Ruandës.

Pacolli përmes facebook ka bërë të ditur se në këtë muze, është ndarë edhe një vend special për dëshmitë dhe faktet e përpjekjes së shfarosjes së shqiptarëve të Kosovës nga aparati shtetëror serb gjatë luftës së fundit.

”Në muzeun e gjenocidit në Kigali të Ruandës, shtet me të cilin Republika e Kosovës ka filluar të ndërtojë marrëdhënie të mira dypalëshe, një vend i posaçëm i është kushtuar edhe dëshmive dhe fakteve të përpjekjes për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës nga aparati shtetëror serb gjatë luftës në vendin tonë.

Kam iniciuar fillimin e implementimit të idesë së ndërtimit të Muzeut Kundër Gjenocidit, në Prishtinë.

Ky muze do të shërbejë në ndërgjegjësimin e botës së civilizuar kundër dhunës dhe shfarosjes, kundër masakrave, vrasjeve anekënd planetit. Populli ynë ka vuajtur shumë dhe ne asnjëherë nuk do ti harrojmë ato vuajtje”, shkruan Pacolli.

Të ngjashme