Pamje nga përleshja me thika në Mitrovicë ku mbetën të lënduar tre persona

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje me thika në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Siç raporton Jepi Zë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se në një perleshje mes të rinjëve është përdorur thika, dhe janë ndëgjuar edhe të shtëna me armë.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 19:30 është raportuar një rast për një përleshje të ndodhur në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë. Mbështetur në informatat e para dyshohet se një person ka marrë lëndime trupore nga një armë e ftohtë (thikë)”, ndërsa lëndime trupore kan pësuar edhe dy persona tjerë.Njësitet përkatëse policore ndodhen në vendin e ngjarjes”, tha Zahiti.

Videon mund ta shikoni në linkun më poshtë:

https://www.facebook.com/watch/?v=912061959555088&t=46

Të ngjashme