Pandemia nuk ndali shqiptarët të emigrojnë

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

370 mijë e 592 qytetarë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në vendet e bashkimit europian gjatë vitit 2020.

Edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë dhe kufizimet e lëvizjes ishin të forta kjo gjë nuk i ka ndalur shqiptarët të marri rrugët e Europës.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Kroacia janë pesë shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për shtetasit e Shqipërisë gjatë vitit 2020.

Mes vende të Bashkimit Europian që dhanë më shumë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë e para renditet Italia me 13,059 leje. E dyta është Gjermania me 8,308 leje, e treta është Greqia me 7,768, e ndjekur nga Franca me 1,875 dhe Kroacia me 1,695 leje qëndrimi për herë të parë.

Sipas të dhënave të Eurostat në 13 vitet e fundit nga viti 2008 deri në 2020-n, janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian. Numri më i lartë është dhënë në periudhën 2008, me 97.3 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000.

Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013. Pas kësaj periudhe, rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60,400 leje të tilla.

Sipas Eurostat, në vitin 2020, Polonia dha 598 mijë nga 2.2 milionë lejet e qëndrimit për herë të parë të dhëna në BE për qytetarët që nuk janë pjesë e vendeve të BE (26%). Polonia u pasua nga Gjermania (313 mijë, ose 14%) dhe Spanja (312 mijë, ose 14%)./tvklan

Të ngjashme