Për katër ditë në Mitrovicë 11 raste me Coronavirus

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Mitrovicës së Jugut, që deri para pak ditësh s’kishte asnjë rast me Coronavirus, tani po shënohen raste të reja për çdo ditë.

Sipas njoftimit të fundit nga IKShPK-së, nga Komuna e Mitrovicës së Jugut ka plus pesë raste të reja me Coronavirus.

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus në këtë komunë ka qenë vetëm pra 4 ditësh, më 30 prill.

Ndërsa me datën 01.05.2020, rezultatet e dala nga IKShPK-ja treguan se ky numër është rritur me pesë raste të reja të lokalizuar në vendbanimin Rekë.

Ky trend i rritjes së numrit të të infektuarve në Komunën e Mitrovicës e ka çuar në 11 numrin total të rasteve nga ky qytet, që deri para pak ditësh ishte i paprekur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme