Për kundër gatishmërisë së minoriteteve, mungon vaksinimi masiv i tyre

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Minoritetet shprehin gatishmëri për t’u vaksinuar, një numër i vogël i tyre e ka përfunduar këtë proces.

Jetojnë në kushte jo të mira sociale megjithatë nuk mungon vullneti i madhe për punë.

Edhe në mes të temperaturave të larta në lagjen 28 në Fushë-Kosovë mund të hasësh në të rinj që nuk e kursejnë vetën për të siguruar jetesën e tyre.

Mirëpo edhe pse në kohë pandemie imunizimi me vaksinë kundrejt infeksionit Covid-19 është i paktë.

Pjesëtarë të këtij komuniteti romë po hezitojnë të vaksinohen.

E arsyet sipas këtyre të fundit po dalin të jenë nga më të ndryshmet.

Prandaj nga qytetarët e këtij komuniteti po i drejtohet thirrje Ministrisë së Shëndetësisë.

Megjithatë procesi i vaksinimit po vazhdon në qendrën e vaksinimit në Fushë-Kosovë.

Nga të gjithë të pranishmit gjatë së enjtes nuk u pa asnjë pjesëtarë i komunitetit rom, ashkali e egjipitas.

Megjithatë mjeku kryesor në këtë qendër të vaksinimi ka thënë që në kohët e fundit është vërejtur një numër më i madh i të interesuarve për vaksinim.

Ai tutje tregoi se procesi i vaksinimit në këtë qendër është duke shkuar në suaza normale.

E nga Ministria e Shëndetësisë thonë që janë të përgatitur për te vaksinuar te gjitha komunitetet qe jetojnë ne Kosove, pa dallim.

Të enjten në këtë sallë u pa një fluks i madh i të interesuarve për tu vaksinuar me Astra Zeneca.

Të ngjashme