Për nder të Ditës së Flamurit, OVL e UÇK-së ndan dekorata për ish luftëtarët e UÇK-së

Prishtinë | 27 Nën 2017 | 13:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për nder të Ditës së Flamurit, ka ndarë dekorata për ish luftëtarët e UÇK-së: Mujë Krasniqin, Rexhep Selimin, Daut Haradinajn, e Halit Gecin për  t’i nderuar për kontributin e  dhënë në luftë.

Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati u shpreh se qëllimi kryesor është të mos harrohet sakrifica e dëshmorëve të rënë për liri, raporton Ekonomia Online.

“Jemi tubuar sot pikërisht në nëntorin e e shqiptarëve e të Shqipërisë që të festojmë 28 nëntorin së bashku, duke mos harruar asnjëherë sakrificën e popullit shqiptar dhe luftërat e tyre për lirinë , heronjë dhe protagonistë të ngjarjeve historike, burrat dhe gratë që u flijuan për lirinë e atdheut”, tha Gucati.

Në anën tjetër ish luftëtari i UÇK-së, Rexhep Selimi i cili mori dekoratë nga kryetari i Organizatës së Veteranëve, Hysni Gucati kujtoi bashkëluftëtarin Mujë Krasniqin, duke theksuar mungesën e tij.

“Më të merituarit familjet e dëshmorëve që sot janë bashkë me ne këtu dhe që në vazhdimësi kanë qenë bashkë me idealin e fëmijëve të vet. Por sot prezenca e një familje është më e veçantë sepse sot kemi familjen apo të birin e Halil Gecit, ku rënia e mësuesit Halil Geci e ngrit daljen publike të UÇK-së. Pra gjithçka lidhet me emrin e këtij mësuesi kaq të madh”

“Edhe unë edhe Dauti e Muja sikur të ishte gjallë, sa herë vie 28 nëntori e shohim veten jo protagonist, e shohim pjesë tuajën, pjesë të atyre që sakrifikuan. Faleminderit për respektin që po na e jepni mua e Dautit por kjo datë më së shumti i atribuohet luftëtarëve të UÇK-së dhe në këtë rast më së shumti Mujë Krasniqit i cili  prej asaj dite i ndejti besnik deri në fund dhe u përjetësua me rënien e tij”, u shpreh Selimi.

Këto dekorata OVL e UÇK-së, i ndau me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit, për të kujtuar sakrificën e ish luftëtarëve të UÇK-së.

Të ngjashme