Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës presin të jenë pjesë e dialogut

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 19:14 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të komunave në jug të Serbisë Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, që në terminologjinë politike njihen edhe si Lugina e Preshevës, thonë se po presin që Prishtina të reflektojë pozitivisht për përfshirjen e kërkesave të tyre në dialogun e Brukselit.

Shaip Kamberi, kryetari i Komunës së Bujanocit, tha se aktualisht po punohet që çështja e Luginës së Preshevës të jetë në agjendën e bisedimeve politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se deri më tani nuk ka ndonjë ftesë nga Prishtina zyrtare që ndonjëri nga përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës të jetë pjesë e Ekipit negociator të Kosovës.

“Unë besoj se edhe pse nuk jemi pjesë e Ekipit negociatar do të kemi mundësi që bashkë me ekipin e presidentit (Hashim Thaçi) dhe delegacionin shtetëror, t’i shprehim brengat dhe interesat tona, të cilat do të adresohen në Bruksel. Besojmë se është momenti i fundit që çështja e Luginës së Preshevës të trajtohet dhe të gjendet një zgjidhje e drejtë”, tha Kamberi.

Shkrimin e plotë e gjeni në REL.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme