Përkujtohen demonstratat e vitit 1981

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 17:21 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në institutin Albanologjik është mbajtur një Terezë përkujtimore në përvjetorin e 11 marsit 1981, raporton Ekonomia Online.

Kjo tryezë është organizuar nga Shoqëria “Lëvizja”, Instituti Albanologjik, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve. Me këtë rast, u formua  Këshilli për shënimin e 40-vjetorit të “Pranverës Shqiptare”.

Mehmet Hajrizi ish i burgosur politik duke kujtuar ngjarjet e para 39 viteve më parë  tha se demonstratat e ’81 kanë pasur për synim barazimin e popullit shqiptarë me popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë.

“Si sot 39 vjet me parë në Universitetin e Prishtinës studentët shqiptarë ndezën shkëndijën kundër regjimit pushtues që më vonë u shpërndanë në kryengritje popullore. Kjo kishte qëllimin kryesorë barazimin e popullit shqiptarë me popujt tjerë të Jugosllavisë. Bilanci i dhënës serbe mbi demonstruesit ishte i madh.  Ajo nuk u orkestrua nga jashtë por u organizua nga populli”, tha Hajrizi.

Hajrizi u shpreh se po të sinkronizohej “Lëvizja Shqipëtare” me organizimin politik të atëhershëm Kosova do të ishte që atëherë republikë.

“Po të veprohej në sinkron lëvizja shqiptare dhe organizatat politike statusi i republikës së Kosovës do të ishte që atëherë”, shtoi Hajrizi,

Drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës,  Hysen Matoshi  duke bërë një analizë të atyre ngjarjeve u shpreh se ngjarjet e vitit 1981 nuk ishin demonstrata por kryengritje gjithëpopullore.

“Fillimet e pranverës shqiptare  janë quajtur si demostrata, personalisht kam shprehur se kemi të bëjmë me kryengritje në embrion gjithëpopullore.  Nuk ishte fjala pëe demostrata por kryengritje në fazën e sajë të parë”, tha Matoshi.

Ndërsa, Xhevat Bislimi  nga shoqata e të burgosurve propozoi që të formohet Këshilli për Organizimin e Demonstratave të ’81 për 40 vjetorin e “Pranverës Shqiptare”

“Është menduar të formohet Këshilli për organizimin e 40 vjetorit të  “Pranverës Shqiptare”. Shoqata e të Burgosurve Politik, Instituti  Albanologjik, i Historisë, shoqëria “Lëvizja”, Universiteti “Hasan Prishtina” , Ministria e Kulturës  si dhe përfaqësues nga diaspora dihet të përfshihen në këtë këshill”, tha Bislimi.

Të ngjashme