Përleshen nxënësit në Mitrovicë, dyshohet për të shtëna me armë zjarri

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje në mes disa të rinjve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për një përleshje në mes të disa të rinjve. Katër nxënës janë marrë në pyetje, një prej tyre është i lënduar”, ka bërë të ditur Zahiti.

Zahiti ka theksuar se njësitet përkatëse të policisë janë duke u marrë më rastin, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, nga dëshmitarët mëson se dyshohet se në këtë përleshje janë përdorur edhe armë zjarri.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme