Përmbledhja e intervistave që ish-presidenti Rugova i dha për 15 vjet botohen në një libër

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 14:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë është promovuar libri “Kështu foli Rugova” i autorit Munish Hyseni. Libri përmban intervista nga viti 1990 deri 2005, raporton Ekonomia Online.

Autori Munish Hyseni tha se ky libër përmban intervista në shtypin e Kosovës në periudhën 15-vjeçare, intervistat të bëra shumica janë bashkautorësi, por edhe individuale të cilat janë marrë në gazetat dhe revistat e ndryshme të asaj kohë.

“Intervistat e përmbledhura në këtë botim pasqyrojnë idetë, mendimet koherente të Ibrahim Rugovës”, tha ai.

“Ibrahim Rugova si askush më parë nisi përpjekjet e mëdha për krijimin e miqve për çështjen shqiptare duke u shndërruar një personalitet i pakontestueshëm që afirmoi me këmbëngulësi kërkesat e shqiptarëve për liri në nivelet më të larta evropian dhe botërore”, tha Hyseni.

Hyseni tha se ky libër është i domosdoshëm për të u lexuar sepse tani më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për modelin e Rugovës për të mposhtur të keqen e urrejtjen.

“Leximi i këtyre intervistave dhe veprës së Ibrahim Rugovës sot si kurrë më parë është i domosdoshëm sepse Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për modele të tilla njerëzore që sfidojnë të keqen, urrejtjen, padijen”, tha ai.

Publicisti, Ibrahim Berisha para të pranishmëve tregoi se si Rugova kishte qenë i afërt me qytetarët dhe gazetarët.

“Të enjten në ora 10 kemi diskutuar cilat janë temat që do i diskutojmë për të premten në ora 10, por diçka ndodhte brenda natës dhe nganjëherë e ndryshonim, zhanri i intervistës ka qenë zhanri më i preferuar i Rugovës, asnjëherë nuk ka dhënë intervistë me shkrim”.

“…nuk ka refuzuar asnjë gazetar nga jashtë pamarre parasysh nga cili medium, të vetmin përjashtim ka pas që nuk i ka dhënë intervistë gazetave serbe por vetëm një e ka dhënë në burg që nuk ka qenë tema për politikë”, tregoi Berisha.

Ai tha se Rugova nuk ka pyetur asnjëherë se çka do pyesin gazetarët dhe si i është përgjigjur gjitha pyetjeve të gazetarëve, raporton EO.

“Rugova ishte personaliteti i 4 me autoritetin më të madh në ish-Jugosllavi që flet për një koncept demokratik që ishte artikuluar një personalitet publik paqësor dhe që kalonte kufijtë në Kosovë e Shqiptari”, tha Berisha.

Ai tha se Rugova thoshte se Amerika dhe Evropa janë me ne, ndërsa asnjëherë nuk u ndikonte nga Shqipëria për të marr një vendim për Kosovën.

Ndërsa Rugova porositi që Kosova të ketë kontrollin e kufijve dhe të krijojë sa më shumë miq.

“Do të kemi kontrollin e kufijve, duhet të krijohet sa më shumë miq dhe tani është një garë me bë sa më shumë armiq, duhet ditë se Kosova është një shtet i brishtë dhe varet nga faktorët ndërkombëtar dhe ky konflikt me krijuar me miqtë tanë natyrisht që ka pasojat e veta”, tha Berisha.

Shkelzen Gashi tha se Rugova vazhdimisht kishte bërë përpjekje që të shmangen konfliktet, ndërsa e kundërta kishte qenë me Serbinë e cila qëllim kishte që të bënte konflikt në Kosovë.

Ai këto intervista i sheh si shumë të rëndësishme ku përmes tyre po njihet më mirë veprimtaria e Rugovës dhe se shpreson që intervistat e tillë të vazhdojnë botimin.

“Shpresoj që do mund të arrihen edhe intervistat tjera të më hershme me i botuar që me pas më të qartë për jetën dhe veprën e Rugovës”, tha ai.

Të ngjashme