“Plisat” synojnë 100 mijë nënshkrime për shtatoren e Adem Jasharit, peticioni së shpejti edhe online

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 13:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupimi i tifozëve kryeqytetas, “Plisat”,  që nga e premtja (09 korrik) kanë nis mbledhjen e nënshkrimeve për vendosjen e shtatores së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kushtrim Ramadani, anëtar i Kryesisë së “Plisave”, tha se për tre ditë kanë arritur që t’i sigurojnë 2 mijë nënshkrime, e që po pretendojnë që deri në fund të muajit t’i sigurojnë 100 mijë, pasi që nga sonte do të fillojë peticioni online.

“Interesimi i qytetarëve është shumë i madh jo vetëm nga Prishtina por edhe të trevave të tjera edhe nga mërgata. Kemi kaluar numrin 2 mijë, ne kemi pretendimet që të arrijmë 100 mijë por kjo ka me arrit deri në fund të korrikut sepse sonte në mbrëmje kemi me fillua edhe me peticionin online”.

“Ne kemi me qëndrua në Prishtinë me tende kurse peticioni online ka me qenë për të gjithë”.

No description available.

Të ngjashme