Policët i arrestojnë në mes të rrahjes sulmuesit që e goditën me grushte e shqelma një vajzë në Pejë

Prishtinë | 18 Sht 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Dy persona të cilët e rrahën një vajzë në Pejë janë arrestuar gjatë momentit kur po kryenin rrahjen.

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.

Arrestimi dy personave shihet edhe në videon e dërguar nga një lexues i Gazetës Express.

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Të ngjashme