Policia: 905 të dyshuar që janë marrë me drogë, 740 të arrestuar

Prishtinë | 13 Dhj 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Droga, si fenomen shqetësues në shoqërinë tonë, ka shënuar rritje të përdorimit gjatë vitit 2021.

Për këtë, Front Online ka marrë përgjigje edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas statistikave të policisë vetëm në këtë vit janë 905 të dyshuar që janë marrë me substance narkotike, ku prej tyre 740 janë arrestuar, ndërsa në arrati ndodhen të tjerë.

E, prej kësaj shifre numër më i madh i të dyshuarve janë të gjinisë mashkullore, derisa janë vetëm 21 femra.

Në krahasim me vitin që e kemi lënë pas ku është gjetur vetëm një laborator droge, këtë vit policia ka gjetur dy të tilla me bimë të kanabisit në Regjionin e Prishtinës.

Ndërsa, më së shumti sipas Policisë është konfiskuar lloji i tipit marihuanë.

“Gjatë vitit 2020 ka qenë 1 laboratorë për kultivim të bimëve kanabis sativa i gjetur në Regjionin e Gjakovës. Gjatë vitit 2021 kanë qenë 2 laboratorë të zbuluara lidhur me kultivim të bimës kanabis sativa dhe të dyja kanë qenë në Regjionin e Prishtinës. Numrin më të madh të rasteve e ka pasur regjioni i Prishtinës ndërsa sasinë më të madhe të konfiskimit të substancës narkotike marihuanë ka qenë po ashtu nga Regjioni i Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme