Policia franceze përgatitet për protestat kundër vendimit për “pasaporta” të vaksinës kundër Covid-19

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Franca është përgatitur për protesta të mëdha të shtunën, policia është vendosur përreth qendrës kryesore të Parisit, Champs-Elysees, për të mbrojtur këtë rrugë nga protestuesit.

Rreth 3,000 forca të sigurisë u vendosën rreth kryeqytetit francez për të shtunën e tretë brenda këtij muaji, pasi çdo javë ka protesta të tilla atje.

Ligjvënësit kanë miratuar një vendim i cili nga 6 gushti do të detyrojë që njerëzit të kenë një dokument që tregon se janë vaksinuar kundër COVID-19, krejt kjo për t’u lejuar të hyjnë në restorante dhe në vende të tjera publike.

Një pjesë e madhe e qytetarëve francez janë duke e kundërshtuar këtë dhe sot do të protestojnë në Paris, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme