Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur të arratisurin nga burgu

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Policia në Pejë ka shpallur në kërkim 40 vjeçarin Fatmir Basha për veprën penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
  • 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
  • E-mail adresa: [email protected]
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme