Policia me detaje për aksionin e PSD-së: Kanë shkaktuar dëme të mëdha, pesë të arrestuar

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Pesë zyrtarë të Partisë Sociademokrate janë shoqëruar në stacionin e Policisë, pas një aksioni që kanë mbajtur te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se ata kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash të cilët kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona ndaj të cilëve konform autorizimeve policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndermerr veprimet e duhura para se të njejtit të procedohen në fazën vijuese”, ka thënë Borovci.

Ndryshe, Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë.

LEXO EDHE:

Të ngjashme