Policia në Mitrovicë gjen tri vetura që ishin raportuar të vjedhura

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Në tri ditët e fundit, Policia në Mitrovicën e Jugut, ka identifikuar dhe ka gjetur tri vetura, që ishin raportuar kohë me parë si të vjedhura në qytete të ndryshme të Kosovës.

Një bashkëveprim i mirë ndërmjet Policisë në Mitrovicë dhe stacioneve policore Podujevë, Pejë e Rahovec, ka rezultuar që veturat e vjedhura në këto qytete të gjenden nga Policia në lokacione të ndryshme në Mitrovicë.

Hetimet e ndërmarra, përfshirë ekzaminimin e veturave dhe lokacioneve ku janë gjetur veturat, janë bërë në bashkëveprim me hetuesit e stacioneve përkatëse policore. Pas procedurave të nevojshme veturat në fjalë janë marrë nga stacionet përkatëse për t’ua kthyer pronarëve. 

Veprimet e mëtejshme hetimore do të vazhdojnë në mënyrë të sinkronizuar ndërmjet hetuesve policorë, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të kryesve të këtyre veprave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme