Policia në zyrat e BSPK-së, intervistohet Rrahman Jasharaj për tentim-sulmin ndaj tij

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 13:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka zbarkuar në zyrat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) për ta intervistuar kryetarin e Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj.

Dy zyrtarë policorë kanë shkuar në BSPK, sot rreth orës 13:00, derisa ekipi i Ekonomia Online ndodhej aty për të zhvilluar një intervistë (gazetareske) me Jasharajn.

Policia po e merr në pyetje Jasharajn në lidhje me rastin e tentim-sulmit të djeshëm ndaj tij, mëson EO.

Përderisa personi që ka tentuar ta sulmojë të hënën kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Po është arrestuar dhe me kërkesë të prokurorit është derguar në mbajtje”, tha ajo.

Të hënën në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ishin mbledhur sindikalistët për të diskutuar për grevën.

Një gjysh i një nxënëse kishte tentuar ta sulmojë Jasharajn.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme