Policia: Një telefonues anonim tha se ka vendosur bombë në stacion të autobuësve

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 15:29 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës është deklaruar për dyshimet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Policia ka konfirmuar ka pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në stacionin e autobusëve, në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar qytetarët.

Konfirmimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme