Policia shqiptoi 943 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit ka shqiptuar gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

“Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë 943”, thuhet në këtë raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij Ligji.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme