Prekazi, vendi që tregon se çka është të jesh në luftë dhe në liri

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Një nga vendet që prezanton historinë, vuajtjen dhe sakrificën për liri të vendit tonë është Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sadik Pllana, nga fshati Kçiq i Madh i komunës së Mitrovicës e ka zgjedhur ditën e sotme për t’i sjell në vizitë miqtë e tij nga Tirana.

Ai tregoi në një intervistë për Klan Kosova se si zonja e familjes Qera, Fatmirja gjatë kohës sa ishte duke qendruar në Spitalin Ushtarak për gjatë javë ishte duke u kujdesur edhe për të.

Pllana tha se arsyeja është se i ka sjell për t’i parë se çka ka qenë lufta dhe sakrifica e popullit tonë.

“Arsyeja është se i kam sjell për ta parë se vuajtjet që i kemi pasur ne. Dhe çka është të jesh në luftë dhe çka është të jesh në liri”.

E mysafirët nga Shqipëria u shprehen se kompleksi duhet të mirëmbahet dhe të rregullohet mirëpo pa u larguar shenjat që tregojnë se çka kishte ndodhur aty.

Të ngjashme