Prishtina sonte del nga karantina, Ahmeti thotë se rreziku s’ka kaluar

Foto: EO
Prishtinë | 02 Maj 2020 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar se Prishtina sonte del nga karantina.

“Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar. Ky është lajm i mirë! Masat e tjera mbesin në fuqi. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Prishtina ishte shpallur zonë karantinë më 11 prill, pasi përnjëherë ishin paraqitur 20 raste të reja me koronavirus.

Ditët e fundit në Prishtinë nuk është raportuar asnjë rast me koronavirus, derisa vetëm 21 raste janë aktive.

Të ngjashme