Prishtinë: Përleshen në mes vete tre persona, plagoset njëri prej tyre

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Një person është plagosur në Prishtinë, pas një përleshjeje me dy të tjerë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje  janë rrahur mes veti tre meshkuj kosovar, ku njëri nga ta është plagosur me armë zjarri. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Në vend ngjarje janë gjet dhe konfiskuar një revole e llojit TT me një fishek dhe dy gëzhoja të kalibrit 7.62mm dhe një qese me marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas  intervistimit me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme