Pritet lansimi i Platformës së parë Ndërkulturore në Ballkan

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime(SIT) është në përmbyllje të projektit “Break the Ice”, qëllimi i të cilit është bashkëpunimi rinor ndërmjet të rinjve nga Prishtina dhe Leskoci.

Përgjatë kohës së implementimit të projektit janë mbledhur materiale (fotografi dhe video) nga të dy vendet dhe të gjitha do të mblidhen e do të publikohen në platformën online për bashkëpunim ndërkulturor për të rinjtë dhe të rejat e Ballkanit.  

Platforma do të shërbejë si një hapësirë kulturore ku çdokush mund të kyçet dhe të postojë fotografi, video, apo blogje për ndonjë vend apo monument kulturor. Materialet pastaj do të dërgohen për aprovim tek ekipi dhe do të publikohen në web faqe.

Kjo është plaforma e parë e këtij lloji që është zhvilluar në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrjedh si rezultat i një pune nëntë mujore në implementimin e projektit dhe aktiviteteve të tjera të parapara që do të prezantohen në një dokumentar i cili do të publikohet para fundit të muajit nëntor.

Të ngjashme