Prizren, vetëm një orë e gjysmë për mjetet piroteknike për Vitin e Ri

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që të ndalojë përdorimin e mjeteve piroteknike me rastin e festave të fundvitit, në vendet e hapura publike përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Sipas njoftimit te kësaj komune, kjo urdhëresë vlen nga sot deri më 15 janar por, përveç 31 dhjetorit nga ora 23:00 – 00.30.

“Për ata të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë ndalesë do të ndërmerren masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prizrenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme