Protestojnë punëtorët e Lotarisë: Që tri vite nuk i kemi marrë pagat

Prishtinë | 17 Qer 2022 | 12:39 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sindikata e Punëtoreve të Lotarisë se Kosovës janë duke protestuar para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që punëtorët të marrin pagën e tyre. Ata thanë se tashmë tri vite nuk kanë marrë pagat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Ata thanë se nuk do të zmbrapsen në kërkesën e tyre dhe se do të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve te Lotarisë së Kosovës. Ata kërcënuan edhe me futje në greva.

Ibadete Hasani-Berisha, punëtore e Lotarisë së Kosovës, ka thënë se është paralajmëruar një takim për të hënën me ud e kryetares së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilën.

“Janë ndërruar 3,4 Qeveri që 3 vite, mirëpo neglizhencë prej secilës. Javën e ardhshme na ftuan që do të kenë takim në zyrën e Presidentes. Nuk na lejuan të hyjmë brenda, dhe tani na njoftuan që hënën do të na pret në takim shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në ora 14:00”, tha ajo.

Bashkim Sherifi punëtor nga Ferizaj e quajti të papërgjegjshme qeverinë, duke thënë se nuk po merret me ta.

“Që tri vjet po presim përgjigje nga Qeveria, thjeshtë po dojmë me punu, nuk po kërkojmë lëmoshë, po këta nuk po flasin, nuk e di ku është qëllimi i tyre. Kërkesat tona janë me u kthy në punë, thjeshtë me na leju me punu. Shumë injorant, totalisht të papërgjegjshëm qeveria, nuk merren fare me neve”, u shpreh ai.

Ata bën të ditur se kanë marrë premtim nga Zyra e Presidentes se do t’i ftojnë në takim javën e ardhshme.

Të ngjashme