Qeveria merr vendim që të lejohen dasmat deri në 10 persona

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 15:41 | Nga Fitore Berisha

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin e ri lidhur me masat kundër Covid-19, ku lejohet mbajtja e dasmave dhe ahengjeve familjare, por vetëm me 10 persona, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa ka ndaluar mbajtjen e funeraleve.

“Ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit me më shume se 10 persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet, dasma, ahengje familjare, homazhe, e të ngjashme). Përjashtimisht, mbajtja e pamjes ndalohet”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Përjashtim nga pika 21, bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë, apo mbledhjet me interes të veçantë publik”, tha ai.

“Lejohen funarelet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë”, tha tutje Vitia.

Vendimi hyn në fuqi nga data 7 prill deri më 18 prill.

Të ngjashme