Qeveria miraton dokumentin për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 10:54 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria në mbledhjen e saj ka shqyrtuar dhe miratuar dokumentin “Plani i Masave dhe Përmirësimi i Cilësisë së Ajrit dhe Gjendjes së Mjedisit në Kosovë”.

Ferat Shala u.d i ministrit në MMPH ka thënë se plani është bazuar në përgjegjësit institucionale.

“Në kuadër të veprimeve të ndërmarra janë dhënë 6 rekomandime të cilat ne jemi duke i zbatuar si mas për mbrojtjen e ndotjes së ajrit”, tha kreu i MMPH-së.

Ai ka përmendur edhe dhjetëra rekomandime që përmban ky plan për mbrojtjen e e cilësie së ajrit.

“Shqyrtimi i vendimit për veturat e vjetra, të rritet kontrolli i cilësisë së derivateve të naftës, rritja e inspektimit të lëndëve djegëse në ekonomit familjare, funksionalizimi i transportit publik në ato qytet ku ndotja e cilësisë së ajrit është më e lartë”, kanë qenë disa nga rekomandimet”, tha Shala.

Ndërkaq, lidhur me këtë çështje zv. kryeministri i Kosovës, Hajredin kuçi ka thënë se “duhet të realizohet edhe një aktivitet me opinion publik që të informohen më gjendjen dhe masat që duhet marr.

“Plani është operacional por duhet shikuar edhe mundësit buxhetore për zbatimin e disa masave pasi mbrëmë është miratuar buxheti”, tha Kuçi.

Të ngjashme